Greqia kërkon 300 miliardë euro dëmshpërblim nga Gjermania
Athinë, 14 mars - Greqia ka përgatitur një raport në 671 vëllime për reparacionet ushtarake gjermane.
Athina kërkon 300 miliardë euro dëmshpërblim nga Gjermania për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke \"Imerisia\", sipas të cilës dokumenti është dorëzuar në Ministrinë greke të Punëve të Jashtme.
Raporti është përgatitur nga grupi special pune i Drejtorisë për të Ardhurat, që ka mbledhur materialin e nevojshëm nga arkivi dhe në bazë të kësaj do të përcaktohet vlera e reparacioneve për krimet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, që Greqia mund t`i kërkojnë nga Berlini.
Grupi special i punës u formua në mes të muajit shtator të vitit të kaluar me vendim të zëvendësministrit të Financave, Hristos Stakuras.
Sipas gazetës \"Stern\" grekët do të mund të kërkojnë nga gjermanët 300 miliardë euro për reparacionet që Berlini ua ka borxh nga koha e okupimit nazist të Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas gazetës, shuma që është paraqitur në gazetat greke, i përfshin të gjitha dëmet te të cilat Greqia pretendon, ndërsa te to bëjnë pjesë edhe interesat në vlerë prej 70 miliardë euro.
Berlini e ka hodhur poshtë mundësinë e Athinës që t`i japë reparacione për periudhën e okupimit nazist, pasi sipas saj pas kaq vitesh, çështja për reparacionet e ka humbur aktualitetin.