02 Maj 2024

Greqia ka para vetëm deri në mes të Nëntorit

Athinë, 5 tetor - Deri në mes të Nëntorit mjaftojnë paratë që kanë arkat e shtetit, tha të martën, gjatë një konference shtypi të jashtëzakonshme, Ministri i Financave Evangjelos Venizelos, duke theksuar se çështja nuk është lëvrimi i këstit të gjashtë të kredisë, por zbatimi i vendimeve për Greqinë në mënyrë që të binden tregjet që Eurozona ka arritur në një zgjidhje reale dhe efektive.

Venizelos iu referua edhe publikimeve, sipas të cilave masat për 2011 dhe 2012 janë të pamjaftueshme, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se asnjë masë shtesë nuk nevojitet, mjafton të zbatohen ato që tashmë janë vendosur nga qeveria.

Duke iu referuar shtyrjes së Eurogrupit që ishte programuar për në 13 Tetor, Venizelos, pasi tha se ajo kishte një probabilitet të lartë për të ndodhur, vuri në dukje se kjo u bë për tre arsye:

Së pari, sepse së shpejti do të zhvillohet takimi i Këshillit Evropian (më 17-18 tetor).
Së dyti, sepse duhet të përfundojë miratimi i vendimeve për zgjerimin e EFSF nga parlamentet kombëtare të Eurozonës dhe

Së treti, sepse duhet të përfundojë raporti i Trojkës, i cili është baza për lëvrimin e këstit të gjashtë dhe për zbatimin e vendimeve të 21 Korrikut.

Ndër të tjera Venizelos theksoi se Eurogroupi i djeshëm morri tre vendime të mëdha për Greqinë: Sistemi bankar është absolutisht i sigurt, Greqia është dhe do të mbetet anëtare e Eurozonës dhe nuk ka asnjë diskutim për falimentimin e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)