06 Maj 2024

Greqia ka papunësinë më të lartë në Europë

Athinë, 4 prill - Ndikimin e krizës financiare në tregun e punës pasqyrojnë të dhënat nga Eurostat. Greqia ka shënuar nivelin më të lartë të papunësisë në BE për të rinjtë nën 25 vjec (50,4 për qind), ndërsa për të njëjtën madhësi, në vendet e zonës euro, vendin e parë zë Spanja.

Në nivelin më të lartë historik ” është ngjitur” papunësia në 17 shtetet-anëtare të Eurozonës (10,8 për qind)- është më i larti nga atëherë kur monedha e përbashkët u vu në funksionim, në vitin 1999.

Sipas Eurostat, niveli i papunësisë u rrit në 10,8 për qind në shkurt nga 10,7  për qind muajin e kaluar. Numri i përgjithshëm i të papunëve arriti në 17,1 milionë.

Në Spanjë dhe Greqi, niveli më i lartë i papunësisë për të rinjtë nën 25 vjec

Nivelin më të lartë të papunësisë në BE, për të rinjtë nën 25 vjec (50.4 për qind), pas Spanjës, regjistron Greqia në dhjetor të 2011-s, në bazë të të dhënave nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat), që u publikuan dje.

Të njëjtin muaj, Greqia shënoi normën e dytë më të lartë të papunësisë (21 për qind) në BE, pas Spanjës (23,6 për qind), e cila ka edhe papunësinë më të lartë për të rinjtë e moshës nën 25 vjec (50,5 për qind)

Sipas të dhënave të Eurostat, në Greqi u regjistrua rritja më e lartë e papunësisë brënda një viti (nga 14,3  për qind në dhjetor të 2010-s në 21 për qind në dhjetor të 2011-s ).

Normat më të larta të papunësisë në muajin shkurt të 2012-s u regjistruan në Spanjë (20,3 për qind), në Greqi (21 për qind në dhjetor të 2011-s), në Portugali (15 për qind) dhe Sllovaki (14 për qind). Normat më të ulta u regjistruan në Austri (4,2 për qind), Holandë (4,9 për qind), Luksenburg (5,2 për qind) dhe në Gjermani (5,7 për qind).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)