Greqia ka nevojë për paketën e tre të ndihmave financiare
Athinë, 9 shkurt - Pala greke po shqyrton pozitivisht diskutimin për një paketë të re ndihme, në rast se nuk do të ketë në këtë paketë masa të reja fiskale dhe tatimore.
Kjo rezulton nga deklarata të një zyrtari të lartë të ministrisë greke të financave, i cili, duke iu referuar publikimeve për një paketë të tretë financimi të Greqisë, thotë se jemi pozitivë në çdo diskutim për paketë të re, përderisa nuk do të përfshijnë masa të reja fiskale dhe tatimore, por vetëm masa strukturore.
I njëjti zyrtar vlerëson se diskutimi që u bë pas takimit të Eurogrupit të së hënës, midis ministrave të financave të Gjermanisë dhe të Francës, ishte në kahun pozitiv për Greqinë.
Ndërsa ende nuk dihet se kur do të mbërrijë Trojka në Athinë. Edhe agjencia Reuters thotë se është arritur marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të kreditorëve dhe qeverisë greke, për vakumin financiar.