17 Nëntor 2024

Greqia ka nevojë për ndihmë për të realizuar rritjen ekonomike

Bruksel, 5 shkurt - Ditët e fundit, kryeministri grek Alexis Tsipras dhe ministri i financave Yanis Varoufakis kanë vizituar disa vende europiane për të kërkuar mbështetje lidhur me borxhet.

Pas takimit me presidentin francez Hollande, Tsipras tha se Greqia ka nevojë për një marrëveshje të re të ndihmës për të realizuar rritjen ekonomike, për të përmirësuar punësimin dhe nivelin shoqëror.

Sipas tij aktualisht Greqia ka një plan që mund të zbatohet së bashku nga partnerët e Bashkimit Evropian.

Hollande u shpreh se duhet të respektohet zgjedhja e popullit grek por dhe rregullat e financës së Bashkimit Evropian përfshirë angazhimet për problemin e borxheve.

Para vizitës në Paris, Tsiprasi u takua në Bruksel me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, i cili deklaroi se bisedimet mbi ndihmën akorduar Greqisë nga BE-ja do të jenë \"shumë të vështira\" ndaj duhet bashkëpunim dhe përpjekje nga pala greke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)