Greqia ka nevojë për këstin e tretë financiar
Athinë, 21 gusht - Volgang Shauble, ministër i financave në Gjermani vuri në dukje se ekonomia greke ka nevojë për paketën e tretë të ndihmave financiare.
Ai gjatë një konference për shtyp në Hamburg tha se ekonomia greke ndodhet në kushte tepër të vështira dhe situata në këtë vend përkeqësohet nga dita në ditë.
Ai uljen me 55.3% të borxheve të Greqisë e cilësoi të pamjaftueshme dhe shtoi se në këtë vend duhet të zbatohen programe të tjera.
Askush nuk mund të pretendojë se situata aktuale e popullit grek nuk ndryshon me atë në të kaluarën.
Grekët kanë arritur të ulin deficitin buxhetor sipas kërkesës së trojkës dhe shumë shpejt ata për herë të parë do të përjetojnë rritje të ekonomisë së tyre