Greqia ka nevojë për 6 miliardë euro që të paguaj borxhet
Athinë, 13 mars - Në Greqi, që kur ka ardhur në pozitë partia Syriza, ka filluar të ngushtohet edhe laku i krizës ekonomike.
Bashkimi Evropian, ka ndërprerë ndihmat që nga muaji janar dhe Athina në mënyrë që të paguaj borxhet, ka nevojë për 6 miliardë euro.
Ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varufaqis, tha se Greqia mund ti paguaj borxhet edhe këtë muaj.
Por për këtë vendi pret livrimin e 7 miliardë eurove nga paketa e shpëtimit të Bashkimit Evropian.
Athina punon mbi një paketë reformash me 7 pika në mënyrë që të bindë Brukselin.
Ndërsa qeveria e Cipras që e ka të vështirë të gjejë eurot që ka nevojë në tregun ndërkombëtar, përgatitet që ti japë një shtysë së re marrëdhënieve me Rusinë.
Deri më tani, 2 ministra grekë kanë shkuar në Moskë, ndërkohë që Kryeministri Cipras sëbashku me ministrat përgatitet të zbarkojë në muajin mars në Rusi.
Për më tepër kjo vizitë do të zhvillohet 1 muaj përpara skadimit të afatit shtesë së paketës së shpëtimit të BE-së.
Greqia zyrtarisht nuk e ka deklaruar qëllimin e saj për të kërkuar borxh nga Rusia dhe Kina.