28 Dhjetor 2024

Greqia ka nevojë deri më 19 maj një ndihmë prej miliardash

Athinë, 27 prill - Sipas fjalëve të ministrit grek të Financave Giorgos Papakonstantinou, Greqisë i nevoitet më së vonti deri më 19 maj një ndihmë financiare prej miliardash.

Ndryshe vendi praktikisht mund të bëhet i paaftë për të paguar, tha Papakonstantinou para parlamentit në Athinë. Më 19 maj detyrimi  që duhet paguar  arrin në  lartësinë e nëntë miliardë eurove. 

Në të njëjtën kohë parandalohen  kushtet "tepër të shtrenja" në tregun financiar që Greqia  të mund  sigurojë aty para të reja.

Mediet greke raportojnë gjithashtu  për një bisedë telefonike të ministrit me kancelaren Angela Merkel. Për hollësitë e kësaj bisede nuk jepen të dhëna.

Merkel, si edhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Shäuble  përsëritën në Berlin se vendimi për ndihma bie fillimisht  deri sa të të kenë përfunduar negociatat mes Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë greke.

Nga paketa ndihmë e BE-së në vlerën prej 30 miliardë eurosh gjithsej, vetëm Gjermania duhet të japë 8, 4 miliardë euro. 15 miliardë euro të tjera do ti japë FMN-ja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)