Greqia ka arritur objektivat buxhetorë për vitin 2012
Athinë, 5 shkurt - Greqia ka arritur objektivat buxhetorë për vitin 2012, me një deficit prej 6,6 për qind të PBB-së, sipas vlerësimeve të para, deklaroi sot zëvendësministri grek i Financave, Hristos Staikuras.
Sipas të dhënave paraprake, të publikuara nga ministria, deficiti i përgjithshëm u ul në 12,882 miliardë euro kundër 19,69 miliardë në vitin 2011, objektiv, rishikuar në rritje, që i ishte vendosur Greqisë në miratimin e buxhetit 2013 në muajin dhjetor.
Vendi arriti objektivat për herë të parë që prej kërkesës në vitin 2010 të ndihmës nga BE dhe FMN.
"Këto zhvillime pozitive në ecurinë e buxhetit tregojnë që përpjekjet për normalizimin buxhetor, rregulli dhe disiplina kanë dhënë frytet e tyre duke krijuar kushte për rikthimin e stabilizimit dhe rimëkëmbjes progresive të ekonomisë'', shtoi Staikuras, cituar nëpërmjet komunikatës.