15 Janar 2025

Greqia interesohet për grekët që kanë llogari bankare në Britani

Athinë, 18 nëntor - Ministri grek i Financave, Janis Sturnaras kërkoi nga kolegu i tij britanik George Osborne informata për shtetasit grekë të cilët kanë llogari bankare në filialin e HSBC-së në ishullin Jersey, që konsiderohet si parajsë tatimore.

Gazeta britanike \"Daily Telegraph\" para disa ditësh njoftoi se 97 qytetarë grekë kanë rreth 22,3 milionë euro në llogaritë e tyre në bankën në ishullin Jersey.

Sipas të njëjtit shkrim, në listën e klientëve të HSBC-së janë shpërndarës droge dhe persona të akuzuar për krime financiare.

Listën e re të qytetarëve grekë e zbuloi një nëpunës bankar dhe në të ka më shumë se 4 500 klientë ndërkombëtarë, prej të cilëve shumica janë britanikë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)