17 Nëntor 2024

Greqia i shlyen FMN-së borxhin prej 450 milionë eurosh

Athinë, 13 prill - Greqia njoftoi se i ka shlyer Fondit Monetar Ndërkombëtar një këst prej 450 milionë eurosh nga huaja e përgjithshme, në prag të skadimit të afatit.

Nëpërmjet këtij hapi, qeveria Tsipras ka lehtësuar jo vetëm shqetësimet në lidhje me qëndrimin e saj mbi borxhet, por edhe investitorët.

Athina zyrtare, e cila përpiqet të bindë Eurozonën për të marrë pjesën mbi 7 miliardë euro të paketës së shpëtimit, ka bërë një hap të rëndësishëm.

Qeveria greke ka paguar një këst prej 450 milionë eurosh të huas së marrë nga FMN-ja.

Shlyerja e këtij borxhi mbartte rëndësi madhore për t’i mundësuar Athinës një ndihmë financiare me mbi 7 miliardë euro.

Dy paketat e borxhit, të cilat, për të shpëtuar nga kriza ekonomiko-financiare, Greqia ka nisur t’i marrë që prej vitit 2010 nga trojka, formuar nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar; kapin vlerën e përgjithshme prej 240 miliardë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)