Greqia i paguan FMN-së interesat e borxhit prej 222 milionë dollarë
Athinë, 7 maj - Greqia i pagoi sot FMN-së interesat e borxhit që kapën shifrën e 222 milionë dollarëve. Por një pagesë edhe më e madhe e pret Greqinë dhe nuk është e qartë në se Athina do të jetë në gjendje ta paguajë atë.
Athina propozoi ti paguajë FMN-së, një miliard dollarë deri në 12 maj. Në se nuk arrin ta paguajë këtë shumë, anëtarësimi i Greqisë në eurozonë mund të vihet në pikëpyetje.
Qeveria e krahut të majtë në Greqi është mbërthyer në negociata të ashpra me kreditorët e saj për këtë çështje për disa muaj.
Bashkimi Evropian shprehu besim të martën se Greqia dhe kreditorët e saj do të marrin hapat e duhur për të qëndruar në eurozonë.
Ministri grek i financave Yanis Varoufakis ishte sot në Romë për të diskutuar me homologun Pier Carlo Padoan. Zoti Varoufakis pritet të shkojë në Madrid të premten për tu takuar me ministrin spanjoll të financave.
Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar që qeveria greke të zbatojë reforma ekonomike dhe masa buxhetore, para se të lëvrojnë fonde të tjera nga paketa financiare e shpëtimit.