17 Nëntor 2024

Greqia i pagoi FMN-së, këstin prej 495 milionë dollarësh

Athinë, 10 prill - Greqia i pagoi FMN-së, këstin prej 495 milionë dollarësh, duke i dhënë fund pasigurisë disa ditore dhe duke qetësuar investitorët.

Pagesa ishte jetike për t\'i siguruar Greqisë miratimin e një pakete të re huash dhe qëndrimin në Eurozonë.

Ministrat e financave të BE-së kishin rënë dakort më parë ta zgjasnin afatin e pagimit të borxheve nga Greqia, me kusht që ky vend të paraqiste një plan reformash të thella ekonomike.

Athina paraqiti një sërë masash javën e kaluar për të luftuar evazionin fiskal dhe mashtrimet. Papunësia në Greqi është sa dyfishi i mesatares së vendeve të Eurozonës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)