15 Janar 2025

Greqia i hap rrugën privatizimit të kompanive shtetërore

Athinë, 2 nëntor - Parlamenti grek miratoi të mërkurën me shumicë të thjeshtë ligjin që i hap rrugën procesit të privatizimit të kompanive publike.

Në bazë të këtij dokumenti, qeveria nuk do të mbajë më aksionet e mëparshme dhe ekzekutivi autorizohet të marrë vendimin për privatizimet pa pasur nevojën e miratimit nga parlamenti.

Disa analistë thonë se kjo do të ulë pengesat ligjore në procesin e privatizimit dhe si rrjedhojë do të tërhiqen më shumë investorë e do të mblidhen më shumë fonde për të dalë sa më parë nga kriza.

Ndërkohë, presidenti i Eurogrupit Jean Klaude Junker doli me një deklaratë pas videokonferencës me ministrat e vendeve anëtare.

Ai tha se nëse zgjidhen në kohë mosmarrëveshjet e mbetura mes Athinës dhe Trojkës (Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar), do të ketë më shumë mundësi për arritjen e marrëveshjes për ndihmën për Greqinë në takimin e ministrave të financave të Eurogrupit, që do të mbahet më 12 nëntor.

Nëse miratohet, Athina do të marrë ndihmën prej 31.5 miliardë eurosh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)