Greqia hyn në recensionin më të thellë
Athinë, 15 dhjetor - Kontraktimi ekonomik i Greqisë për vitin 2011 do të arrijë në 5,5 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit, çka do të thotë se vendi ndodhet në recesionin më të thellë, deklaroi sot kryeministri grek, Lukas Papadhimos.
Viti 2011 do të shënojë recesionin më të thellë që ky vend ka njohur ndonjëherë, pasi kontraktimi ekonomik i vendit do të arrijë në 5,5 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, deklaroi Papadhimos gjatë një konference të Dhomës Greko-amerikane të Tregtisë.