Greqia hodhi në treg bono thesari me vlerë 812.5 milionë euro
Athinë, 8 gusht - Greqia hodhi në treg bono thesari gjashtëmujore me vlerë 812.5 milionë euro me një normë interesi me rënie shumë të lehtë, saktësisht 4,68 për qind, bëri të ditur Agjencia Greke e Menaxhimit të Borxhit Publik, (PDMA).
Bonot e thesarit, që zakonisht hidhen në treg në fillim të çdo muaji, u nxorrën në qarkullim dy ditë pas largimit të ekspertëve të Trojkës së kreditorëve, BE-BQE-FMN, që i bënë thirrje Greqisë të miratojë një plan kursimesh prej 11,5 miliardë eurosh, i nevojshëm, sipas tyre, për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.