Greqia fundoset në recesion
Athinë, 13 gusht - Ekonomia greke ka realizuar rënie prej 3.5 për qind në kuartalin e dytë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht 1.5 për qind, krahasuar me kuartalin e kaluar.
Zvogëlimi i investimeve dhe rënia e madhe e kërkesës janë arsyjet kryesore për rënien e plotë të prodhimtarisë, thuhet në kumtesën e Institutit nacional për statistikë në Greqi.
Shifrat më të reja statistikore tregojnë se recesioni në Greqi shkon duke u thelluar në momentet kur shteti lufton me krizën e borxheve.