11 Maj 2024

Greqia falimenton në nentor nëse nuk merr kredi

Athinë, 6 tetor - Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras tha se vendi i tij mund të rezistojë e shumta deri në nëntor në qoftë se nuk merr këstin e kredisë.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Handelsblatt” Samaras tha Greqia nuk do të jetë në gjendje të rezistojë pas nëntorit në qoftë se vendi nuk do të merrte këstin e ri nga kreditorët ndërkombëtarë, duke shtuar se Banka Qendrore Evropiane (ECB) mund të ndihmojë në këtë pikë duke i lehtësuar edhe më shumë kushtet për blerjen e bonove greke që zotëron banka.

Konkretisht Banka Qendrore Evropiane mund të ndihmojë duke ulur normat e interesit dhe duke zgjatur maturimet për bonot greke që ka në dorë. Rikapitalizimi i bankave me anë të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM) mund të bëhet edhe për bankat greke dhe kjo do të siguronte një frymëmarrje të rëndësishme për ne, shtoi ai.

Nga ana tjetër vazhdojnë bisedimet ndërmjet qeverisë greke dhe delegacionit të trojkës, të përbërë nga përfaqësues të Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), për një paketë shtesë kursimi për 2 vitet e ardhshme si kusht për ti dhënë Athinës këstin prej 31,5 miliardë dollarësh të kredisë ndërkombëtare që i është siguruar Greqisë në krizë.

Pritet që palët të arrijnë në një marrëveshje deri të hënën, kur do të mbahet mbledhja e eurogrupit.

Nga ana tjetër njoftohet se të martën, në 9 tetor, Kancelarja gjermane Angela Merkel do të realizojë vizitën e parë zyrtare ne Athinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)