19 Nëntor 2024

Greqia ende në kërkim të zgjidhjeve për boshllëkun financiar

Athinë, 17 tetor - Greqia shpreson se zgjidhja e boshllëkut të saj financiar për 2014-n do të mundësohet në dhjetor nga kreditorët ndërkombëtarë, tha të mërkurën ministri grek i Financave Yannis Stournaras.

Ministria e Financave bëri të ditur se 4 veprimet paraprake të Greqisë duhen ndërmarrë përpara dhënies së këstit tjetër prej 1 miliardë eurosh që pritet në nëntor.

Përsa i përket masave të reja, Greqia pret një vendim mbi mënyrat e mbulimit të hendekut financiar për vitin 2014, hendek ky i vlerësuar mbi 3 miliardë euro.

Ndërkohë, thuhet se deri në fund të vitit 2013 do të arrihet një suficit primar, që do të thotë se nuk do të krijohet më një borxh i ri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)