Greqia ende është një nga vendet më të shtrenjta në eurozonë
Bruksel, 3 tetor - Edhe pse pesë vjet radhazi në recesion, Greqia ende është një nga vendet më të shtrenjta në eurozonë, njoftoi Agjencia Evropiane për Statistikat, Eurostat.
\'\'Qumështi dhe nënproduktet e tij janë 31,5 për qind më të shtrenjta se çmimet mesatare në eurozonë, ndërsa buka dhe drithërat janë 16 për qind më shtrenjtë për blerësit\'\', deklaroi Eurostat.
Greqia është më e shtrenjta edhe për mobiliet dhe pajisje elektronike.
Sipas Ministrisë greke të Zhvillimit, çmimi i lartë i mallrave për konsum i dedikohet transportit të shtrenjtë, veçanërisht në ishuj, si dhe tatimeve të larta.