16 Maj 2024

Greqia emetoi sot 1,3 miliardë euro në bono thesari

Athinë, 21 dhjetor - Greqia emetoi sot 1,3 miliardë euro në bono Thesari me maturim tre mujor, me përqindje 4,68 për qind, në rritje të lehtë në krahasim me atë të arritur gjatë emetimit të fundit të të njëjtit tip më 15 nëntor prej 4,63 për qind, njoftoi agjencia greke e administrimit të borxhit publik, PDMA.

Ky emetim ndodh ndërkohë që tregu i obligacioneve evropiane po shtendoset, një ditë pas njoftimit të ministrave të Financave të zonës euro për dhënien e një kontributi për Fondin Monetar Ndërkombëtar, por Greqia, hallka më e dobët e grupit të vendeve të monedhës unike, nuk ka arritur ende të rifitojë besimin e investitorëve.

Emetimi i bonove të Thesarit u përsërit tre herë dhe kërkesa arriti në 2,910 miliardë euro për 1 miliard të propozuar fillimisht, shtoi PDMA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)