Greqia emetoi 1,625 miliardë euro në bono thesari
Athinë, 11 janar - Greqia emetoi 1,625 miliardë euro në bono thesari me maturim gjashtë mujor, me përqindje interesi 4,9 për qind, në rënie të lehtë në krahasim me emetimin e fundit të të njëjtit lloj, njoftoi agjencia greke e administrimit të borxhit publik, PDMA.
Sot Greqia emetoi 1,625 miliardë euro, ose të njëjtën shumë si gjatë emetimit të të njëjtit lloj më 13 dhjetor.
Përqindja e interesit të paguar nga vendi arriti në 4,90 për qind, në rënie fare të lehtë në krahasim me 4,95 për qind të paguar më 13 dhjetor.
Oreksi i tregjeve mbeti i lartë, pasi shuma e përgjithshme e emetimt arriti në 3,495 miliardë euro, për një ofertë fillestare prej 1,250 miliardë.
Ky emetim ndodh ndërkohë që vendi po përpiqet të mbyllë bisedimet e gjata me bankierët privatë kreditorë të vendit për të arritur fshirjen vullentare të rreth 100 miliardë eurove nga borxhi, siç parashikohet në planin e miratuar nga zona euro në fund të tetorit.