16 Nëntor 2024

Greqia edhe dy vjet mbetet në recesion

Bruksel, 6 nëntor - Komisioni Evropian në parashikimet e bëra publike sot, konfirmoi një periudhë dyvjeçare recesioni për Greqinë, 2015-2016.

Ekonomia greke po lë pas një periudhë të gjatë recesioni prej gjashtë vitesh.

”Në vitin 2014 regjistroi +0,7 për qind në PBB, në 2015 pritet të ketë një PBB -1,4 për qind dhe në 2016 me -1,3 për qind”, parashikon Komisioni.

Rritja ekonomike pritet të marrë kthesë pozitive në vitin 2017, me +2,7 për qind.

Rënia e rritjes ekonomike në vitin 2015 dhe 2016 vjen për shkak të kontrollit të kapitaleve të imponuar ndaj bankave greke, pas mosmarrëveshjeve të qeverisë së majtë radikale me partnerët evropianë dhe rrezikut të një kolapsi të pagesave të vendit.

Athina dhe zona euro kanë arritur në mesin e muajit korrik një marrëveshje rreth një kësti tjetër kredie për tri vitet e ardhshme në këmbim të masave të reja shtrënguese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)