Greqia e ka të vështirë të marrë këstin e kredisë
Nuk besoj se do të ketë një dritë të gjelbër për disbursimin e këtij kësti ndihme që varet nga zbatimi i disa reformave shpesh të vështira për Athinën, theksoi sot një burim evropian pranë diskutimeve.
Ministrat e Financave të zonës euro do të mblidhen të hënën në Bruksel për takimin e tyre mujor ku Greqia rrezikon të jetë në qendër të debateve.
Ne e konsiderojmë Eurogrupin e të hënës si një mundësi për të avancuar, theksoi sot Annika Breidthardt, zëdhënëse e komisionerit evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici.
Puna mes Athinës dhe kreditorëve vazhdon, si në plan teknik ashtu dhe politik. Progrese janë bërë çdo ditë, nënvizoi sot zëdhënësja.
Institucionet kreditore po përfundojnë vlerësimin e tyre dhe vetëm pas kësaj, do të jetë radha e shteteve anëtare të marrin një vendim, shtoi ajo.