Greqia duhet të zbatojë reformat e dakorduara me huadhënësit
Berlin, 30 tetor - Ministri i Jashtëm gjerman, bëri thirrje për reforma në Greqi. Frank-Walter Steinmeier ministri i jashtëm gjerman të enjten tha se Greqia duhet të zbatojë reformat e dakorduara me huadhënësit, si pjesë e ndihmës së tretë financiare si dhe duhet të tregojë vendosmëri.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, ka thënë pas bisedimeve të gjata u ra dakord për të zgjeruar paketën e reformave në Greqi. Sipas ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë, Evropa duhet të zvogëlojë ndihmën e saj për Greqinë.