20 Nëntor 2024

Greqia do të shkurtojë edhe 15000 vende të punës

Athinë, 10 korrik - Deri në fund të korrikut Greqia duhet të jetë gati lista me 5 000 emrat e parë, në një total prej 12 500 punonjësish të sektorit shtetëror  e publik, të cilët në fazën e parë do të dalin në dispozicion dhe më pas do të pushohen nga puna.

Në këtë katalog përfshihen 2 500 roje të shkollave, 2 000 mësues dhe 500 nëpunës të administratës nëpër ministritë e ndryshme.

Qeveria greke do të paraqesë të tilla lista çdo muaj deri në fund të muajit shtator. Nga pjesa tjetër e nëpunësve shtetërorë grekë që do të pushohen nga puna janë 7 000 persona, të cilët janë policë në policitë bashkiake, 1 500 mësues dhe 2 000 nëpunës të bashkive dhe ministrive të ndryshme.

Koha e qëndrimit të nëpunësve shtetërorë që do të jenë në dispozicion pakësohet në 8 muaj nga një vit që ishte më parë dhe do të paguhen me 75% të pagës që merrnin. Më pas ata do të kalojnë në vlerësime me konkurse dhe më pas, ata që nuk do të plotësojnë kushtet do të pushohen nga puna.

Synimi është që deri në fund të vitit të jenë pushuar nga puna 15 000 nëpunës shtetërorë.

Pasojat nga një vendim dhe masë e tillë do të jenë tepër të rënda, shtim i lartë i papunësisë, rritje e ndjeshme e varfërisë dhe kolaps në tregun grek, i cili po përjeton një krizë të madhe në këto vitet e fundit.

Gjithashtu edhe pasojat në jetën sociale të Greqisë mund të jenë të paparashikuara, me trazira sociale dhe ndryshime radikale në skenën politike greke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)