Greqia do të publikoj emrat e atyre që nuk paguajnë tatim
Athinë, 1 shtator - Qeveria greke gjatë ditëve të ardhshme në internet do ti publikojë emrat e kompanive që janë akuzuar për mospagesë të tatimit.
Qeveria shpreson se me hapin e ri do ti rrisë të ardhurat shtetërore, të cilat e frenojnë shërimin financiar të vendit.
Ministri i Financave Evangelos Venizelos deklaroi se do të publikohen edhe emrat e individëve. Shkelës më të mëdhenj Qeveria i konsideron ata që kanë fshehur tatim më të madh se 150.000 euro.
Të ardhurat e dobëta nga tatimet kërcënohen me mospërmbushjen e qëllimeve të Qeverisë, për zvogëlimin e deficitit, i cili është kontraktuar në suaza të marrëveshjes ndërkombëtare, me të cilën Greqia fitoi hua të re për shpëtimin e ekonomisë.
Greqia gjendet në krizë të thellë financiare, ndërsa fuqinë e vet blerëse e mban me ndihmën e dy pakove të ndihmës financiare që peshojnë 219 miliardë euro.