Greqia do të marrë nga Evropa edhe një miliard euro
Athinë, 11 dhjetor - Mekanizmi për Stabilitetin Financiar në emër të zonës së euros mund ti japë Greqisë pjesën tjetër të kredisë prej 1 miliard euro deri në fund të këtij viti, në qoftë se vendi do të arrijë të plotësojë kushtet që i janë vënë atij prej kreditorëve, njoftoi Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, në një konferencë për shtyp të hënën.
Ai vuri në dukje se është i nevojshëm një progres suplementar në punën e autoriteteve të Greqisë për realizimin e kërkesave të kreditorëve në lidhje me çështjet e bashkërenditura në kuadër të vlerësimit të mëparshëm, veror të \"Trojkës\".
Në fund të tetorit është raportuar se zona e euros këtë vit mund ti japë Greqisë vetëm 1 miliard euro, shumë kjo e cila ka mbetur e pashpërndarë në kuadër të këstit të miratuar verën e kaluar.