07 Nëntor 2024

Greqia do të marrë kredi prej 3.6 miliardë euro

Athinë, 3 maj - Ministri i Financave Euclid Tsakalotos ka njoftuar përmes në televizionit grek ERT se Greqia do të marrë kredi me interes 3.5 për qind.

Edhe kreditorët e konfirmuan \"marrëveshjen paraprake\" me Greqinë. Kjo u njoftua nga Komisioni Evropian, fondi i shpëtimit të euros ESM, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Marrëveshja u parapri nga disa ditë negociata maratonë. Në përgjithësi fjala është për një paketë prej rreth 3.6 miliardë eurosh, siç u tha nga Ministria e Financave në Athinë.

Shkurtimet më të rëndësishme që priten në Greqi: Shkurtimi i pensioneve deri në 18 për qind duke filluar nga 1 janari 2019. dhe një reduktim i të ardhurave vjetore për të cilat nuk është e nevojshme të paguhen taksa prej 8,636 euro në rreth 5.681 euro. Shuma e saktë nuk është ende e njohur.

Ekspertët e Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane, të ESM-së dhe të FMN-së do t\'ia paraqesin tani raportin e tyre eurogrupit. Vetëm pas miratimit të eurgrupit mund të vazhdojë pagesa e parave për paketën e ndihmës deri në 86 miliardë euro.

Sipas ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble (CDU) Greqia mund të llogarisë me disbursimin e fondeve të ndihmës nga data 22 maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)