Greqia, defiçiti 2009 sa 14 për qind e PBB-së
Athinë, 6 tetor - Eurostati po rishikon defiçitin grek të 2009-ës që mund të kalojë 14 për qind të PBB-së, sipas burimeve të Ministrisë së Financave.
Rishikimi i defiçitit, deri tani i fiksuar për vitin e shkuar në 13,6 për qind, nuk ka një impakt domethënës mbi objektivat e pakësimit të defiçitit për 2010-ën.
Defiçiti i 2009-ës, nga qeveria e Karamanlis u parashikua për 6 për qind, më pas shkoi në 8 për qind dhe në fund me qeverinë socialiste tetorin e shkuar, ishte 13.6 për qind.