20 Nëntor 2024

Greqia bllokohet nga protesta e sektorit publik

Athinë, 16 korrik - Trenat kanë mbetur në stacion, kurse spitalet punojnë vetëm me personelin e emergjencase, në kohën kur punëtorët grek kanë nis grevën të martën, në një protestë kundër qeverisë e cila planifikon të largojnë nga puna mijëra të punësuar në sektorin publik.

Athina duhet të reformoj sistemin e saj civil, dhe të ul numrin e të punësuarve, në mënyrë që të pranojë më shumë fonde nga BE-ja, por planet e saja të fundit, kanë shkaktuar një tronditje në mes e grekëve, ku shifrat e papunësisë kanë shkuar në 27%.

Marshi një javor i punëtorëve komunal pritet të kulmoj sot me një protestë në kryeqytet para kuvendit, ku do të mblidhen edhe mbledhësit e bërllogut, shoferët e autobusëve, punëtorët e bankave dhe gazetarët.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë betejën për t’i dhënë fund këtyre politikave, që po çojnë ekonominë drejt një recesioni edhe më të madh”, thotë sindikata e sektorit privat GSEE, e cila thirri këtë protestë bashkë me sindikatën e sektorit publik ADEDY.

Fluturimet brenda dhe jashtë Athinës do të jenë të ndërprera për katër orë gjatë ditës, në shenjë solidariteti me protestën.

Transporti publik në kryeqytetin grek po ashtu do të preket gjatë ditës, pasi autobusët dhe trolejbusët kanë lajmëruar se nuk do të punojnë në orët e para të mëngjesit, dhe në mbrëmje.

Edhe trenat nuk funksionojnë, kurse shërbimet komunale janë mbyllur.

Dy sindikatat përfaqësojnë rreth 2.5 milionë punëtorë, ndërsa prej vitit 2009, që kur Greqia u zhyt në borxhe, GSEE dhe ADEDY kanë organizuar shpesh marshime në rrugë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)