Greqia arriti një marrëveshje me Trojkën
Athinë, 24 tetor - Ministri grek i Financave, Jannis Sturnaras, arriti në një marrëveshje me Trojkën e kreditorëve ndërkombëtarë të Greqisë mbi paketën e re të masave të shtrëngimit ekonomik, për të cilat BE-ja dhe FMN-ja kërkojnë miratimin, bënë të ditur burime zyrtare greke.
"Ministria greke e Financave do të prezantojë dy projektligje javën e ardhshme në parlament, me qëllim miratimin e tyre para 12 nëntorit, për të formalizuar angazhimet greke, që marrëveshja Sturnaras-Trojka të miratohet nga liderët e koalicionit qeverisës grek", theksuan burimet zyrtare greke.