Greqia arrinë marrëveshje për krizën e borxheve
Bruksel, 13 korrik - Liderët e eurozonës kanë arritur një marrëveshje paraprake me Greqinë për programin e ri të daljes nga kriza ekonomike, duke shmangur kështu falimentimin e vendit dhe daljes nga valuta euro.
Marrëveshja, në të cilën përfshihen reforma serioze dhe ndihmë, është arritur sot pas 17 orë bisedime maratonike në Bruksel.
Liderët evropianë e kanë mirëpritur këtë marrëveshje, por disa kanë ngritur shqetësimin e tyre se Greqia mund të mos i marr seriozisht reformat.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk ka thënë se marrëveshja ia mundëson Greqisë që të kthehet në binar.
Ky vendim i jep Greqisë mundësinë që të shmangë pasoja negative sociale dhe politike, ka thënë Tusk në konferencë për media, pas përfundimit të bisedimeve.
Tusk ka theksuar se në këtë marrëveshje ka kushte të rrepta që duhet të përmbushen.
Detajet mbi marrëveshjen mes Greqisë dhe kreditorëve akoma nuk janë bërë publike.