29 Dhjetor 2024

Greqia arrin marrëveshje me BE dhe FMN për kredi

Athinë, 3 maj - Kryeministri grek thotë se qeveria e tij ka arritur një marrëveshje me BE-në dhe me FMN-në për një paketë ndihmash shumë miliardë dollarëshe.

Kryeministri Jorgos Papandreu tha sot se paketa e ndihmave është e nevojshme për Greqinë, që të shmangë falimentimin dhe vendi duhet të jetë gati të bëjë vetë sakrifica madhore.

Hollësitë e paketës që mendohete në kenë vlerën e 160 miliardë dollarëve do të njoftohen sonte.

Sipas këtij plani, 15 vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do t’i japin hua Greqisë.  Gjermania do të jetë kontribuesi më i madh, por ka nguruar deri tani t’i japë fonde Athinës, para se kjo e fundit të marrë masa të mëtejshme shtërnguese ekonomike.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Bruederle, tha se qeveria gjermane do ta shqyrtojë në imtësi paketën para se të vendosë për kontributin që do të japë Gjermania.  Zoti Bruederle tha në një deklaratë të tij se pret që Greqia të veprojë me shpejtësi në zbatimin e reformave për të cilat ka rënë dakord.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)