Greqia afër marrëveshjes me FMN-në
Athinë, 4 maj - Negociatat në mes të Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtar rreth reformave që janë peng i pakos së re ndihmëse kanë arritur progres.
Një marrëveshje tash është e mundshme të arrihet këtë muaj, raporton Reuters sipas një burimi në qeverinë greke.
Qeveria tre mujore e Alexis Tsipras është cdo herë e më shumë nën presion në Greqi dhe jashtë saj për të arritur marrëveshje me kreditorët evropianë dhe ata të FMN-së rreth reformave që do të evitonin shpalljen e falimentimit.