15 Janar 2025

Greqi, ulet në 400 mijë numri i punonjësve qeveritarë

Athinë, 23 nëntor - Antonin Maniatakais, ministri i reformave të punës në Greqi deklaron: Numri i punonjësve të qeverisë gjatë tre viteve të fundit për shkak të krizës ekonomike është ulur në 400 mijë persona.

Ministri grek ka deklaruar se në vitin 2009, qeveria greke kishte rreth 1 milion punëtorë, kurse tani ky numër është ulur në 640 mijë punonjës.

Recesioni në Greqi ka kapur shifrat kulmore 25% “si ne Luftën e Parë Botërore ” në 25% papunësia dhe varfëria, ne 30 % përjashtimi shoqëror, 1.5 milionë të papunë, 2 milionë njerëz të varfër, 55% e të rinjve të papunë është portreti social i Greqise se 2012-es, shifra keto te raportit qe sapo ka publikuar Qendra Kombëtare e studimeve Sociale.

Përgjigjia neoliberal, e cila zbatohet sot për të perballuar krizën është diametralisht e kundërt me modelin social evropian, u raportua gjate prezantimit te sondazhit.

Dhe me ne fund eshte dhene dhe interpretimi i saktë të përgjigjes përkatëse te sondazheve që thonin se shumica e grekëve nuk duan vetëm të mbetet në euro, por në Evropë dhe në modelin social qe ajo përfaqëson. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)