Greqi, shtohen edhe 109 mijë të papunë të rinj
Athinë, 18 tetor - Tendencë rritje paraqet numri i të papunëve të Entit të punësimit publik OAED.
109 mijë të papunë të rinj iu shtuan listës së gjatë të të papunëve, pas përfundimit të sezonit turistik në krahasim me shtatorin e 2010-ës.
Numri i përgjithshëm i personave të papunë të rregjistruar për muajin shtator, arriti në 695.259 vetë.
Prej tyre 276.009 (39,70%) figurojnë të regjistruar për një periudhë 12 mujore, ndërsa 419.250 (60,30%) për më pak se 12 muaj.
Në rang vendi 36,09% e të papunëve që kërkojnë punë ndodhen në periferinë e Atikës, ndërsa 20,51% në periferinë e Maqedonisë Qëndrore.