16 Nëntor 2024

Greqi, protesta kundër vendimit për mbajtjen hapur të dyqaneve të dielave

Athinë, 19 korrik - Disa grupe të majta kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për mbajtjen hapur të dyqaneve gjatë fundjavës në Greqi pas fillimit të uljeve të çmimeve.

Grupi i cili po proteston me një greve 24 orëshe kundër këtij vendim në shumë qytetet të Greqisë duke filluar nga Athina ka hedhur parulla me mbishkrim \"ditën e dielë kurrë\".

Disa grupe në rrugën Ermu në Athinë, rrugë kjo ku ndodhen shumë firma të njohura ndërkombëtare butiqesh, erdhën që në orët e para të mëngjesit. Ata varën pankarta të shkruara \"ditën e dielë e fituam duke luftuar dhe nuk do ta humbim kurrë\" në dyert e këtyre dyqaneve.

Nga ana tjetër disa kompani kanë hapur dyqanet e tyre sot në Athinë dhe klientët duken se janë të kënaqur, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për hapjen e dyqaneve gjatë ditëve të diela në Greqi është vetëm për kohën e verës, periudhë kjo që përkon me një prani të lartë të turistëve në vend. Ndërkohë sindikatat duke e parë si një të drejtë të fituar e kundërshtojnë këtë vendim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)