Greqi, protesta kundër vazhdimit të masave shtrënguese ekonomike
Athinë, 8 korrik - Forcat policore të Greqisë sëbashku me punonjës të sektorëve të tjerë publikë kanë zhvilluar protesta kundër vazhdimit të masave shtrënguese ekonomike dhe sistemit kapital si dhe kundër shkurtimit të vendeve të punës në institucionet shtetërore.
Agjencia IRNA e lajmeve njofton se protesta në fjalë është organizuar nga sindikata punonjësve të policisë të të gjitha bashkive të Greqisë.
Protesta është zhvilluar përpara ndërtesës së Ministrisë të Zbatimit të Reformave të Greqisë në Athinë.
Forcat policore të Greqisë kanë kundërshtuar kalimin e tyre si punonjës të bashkive në drejtorinë shtetërore të policisë, proces ky që është vendosur të zbatohet sipas kërkesës së Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të marrëveshjes që është nënshkruar mes qeverisë së Greqisë dhe kredidhënësve ndërkombëtarë.
Qeveria e Greqisë ka vendos që në kuadër të politikave për balancimin e forcave punëtore të institucioneve shtetërore, forcat policore të bashkive për një periudhë të pacaktuar ti transferojë si punonjës së drejtorisë shtetërore të policisë si dhe të parandalojë pranimin e punonjësve të ri në këtë sektor.
Gjatë këtij procesi, do të paguhen 75% të pagave mujore të punonjësve të policisë, ndërsa nëse nuk ndihet nevoja, ata do të largohen nga puna.