Greqi, Problemet në ekonomi mund të përhapen
Athinë, 22 shkurt - Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka paralajmëruar se problemet ekonomike të vendit të tij mund të përhapen duke infektuar dhe vende të tjera.
Ai e bëri këtë paralajmërim në një intervistë dhënë kanalit të parë televiziv të BBC-së. Papandreou e përshkroi këtë kohë si një prej momenteve më të vështira të historisë bahskëkohore të Greqisë.
Por ndërsa ai e gjen vendin e tij në epiqendër të diskutimeve nervoze rreth shëndetin të ekonomisë evropiane në përgjithësi, nuk beson se ai duhet veçuar.
Ai tha se Greqia duhet lejuar që të marrë hua me të njëtën kamatë si vendet e tjera dhe se qeverisë së tij i nevojitet mbështetje politike, jo financiare, për të demonstruar se sërish mund t'i besohet.
Ai paralajmëroi për pasoja serioze nëse Greqisë i mohohet asistenca.