Greqi, papunësia shënon rekord të ri
Athinë, 10 qershor - Papunësia vijon të rritet në Greqi duke kapur nivele rekord. Agjencia e Statistikave të Greqisë, thotë në raportin e saj të publikuar më 8 qershor, se numri i të papunëve është 811 mijë, ndër të cilët shumica janë femra dhe të rinj.
Në muajin mars të këtij viti, papunësia në Greqi u rrit në 16.2%, duke shënuar një rekord të ri pas janarit të vitit 2004, kur qeveria helene zyrtarisht filloi publikimin statistikor në këtë drejtim, thotë raporti.
Shkaku për rritjen e papunësie, sipas analistëve, është recesioni ekonomik dhe masat kufizuese të qeverisë për përballimin e krizës së borxhit.