16 Maj 2024

Greqi, papunësia po rritet me shpejtësi

Athinë, 22 dhjetor - Greqia është vënë në zbatim të një recete tepër të rëndë për të shpëtuar nga humnera e borxheve.

Në Greqi papunësia po rritet me shpejtësi, rrogat e nëpunësve dhe pensionistëve po ulen, ndërsa asistenca sociale e garantuar nga shteti po pakësohet çdo ditë e më shumë.

Rritje të madhe në Greqi po tregon edhe numri i qytetarëve në vështirësi financiare për të siguruar jetesën, ndërsa në këtë vend po vihen në jetë një e nga një të gjitha masat shtrënguese ekonomike.

Duke qenë brenda një situate të tillë, në rend të ditës kanë ardhur nisma të ndryshme për ndihmë të prekurve nga kriza.

Shembull i mirë për këtë janë "tregjet sociale", një fenomen ky që në Greqi po përhapet me shpejtësi.

Në këto tregje sociale njerëzit e mbushin barkun falas.

Kostoja e lëndëve ushqimore të tregjeve sociale përballohet nga shtresa të ndryshme.

Pas këtyre ndihmave fshihen disa firma, ose qytetarë në marrëdhënie pune, të cilët dhurojnë një pjesë të vogël të rrogave të tyre.

Në shërbim të njerëzve, që për arsye të ngjashme hasin vështirësi në blerjen e ilaçeve, janë hapur edhe "farmaci sociale".

Këto farmaci përgjithësisht formohen nëpërmjet dhurimit të medikamenteve të tepërta, që nuk përdoren në shtëpi, por padyshim që kontribut japin edhe kompanitë farmaceutike.

Një tjetër dimension i ndihmave është edhe ai kulturor. Punimet për sigurimin e ndihmave mbështeten gjithashtu nga kinematë, teatrot dhe galeritë e artit.

Qytetarëve të papunë u shpërndahen bileta falas.

Ana më pozitive e krizës në Greqi është se ka ringjallur frymën e solidarizimit në popull.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)