20 Nëntor 2024

Greqi, papunësia në vitin 2014 do të arrijë në 30.4 për qind

Athinë, 30 qershor - Qendra për Hulumtime Ekonomike e Greqisë ka bërë të ditur se papunësia në vitin 2014 do të arrijë në 30.4 për qind.

Sipas raportit, në vitin 2013 ekonomia greke do të ulet për 4.9 përqind.

Ndërkaq sindikatat greke kanë zhvilluar një protestë në Athinë. Qindra protestues kanë dalur nëpër rrugët e Athinës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre me vendimin e qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve në sektorin publik.

Protestuesit deklaruar se qeveria përmes këtyre politikave, është duke shtuar pakënaqësitë e popullit grek. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)