10 Maj 2024

Greqi, papunësia në korrik mbi 25 për qind

Athinë, 11 tetor - Papunësia në Greqi ka kaluar në muajin korrik kuotën 25 për qind, ka njoftuar enti helen i statistikave, ASE, duke vënë në dukje një shifër prej 25.1 për qind.

Shifra në fjalë është shumë më e lartë se ajo e 17.8 për qind e korrikut të një viti më parë dhe më e lartë se 24 për qind që u regjistrua në qershor të vitit 2012. Sipas ASE, më shumë se çereku i krahut të punës në korrik ishte i papunë.

Bëhet fjalë për 1 milion e 261 mijë persona kundrejt 3.7 milionë që kanë një vend pune. Në tërësi, kuota e papunësisë në Greqi është më shumë se i dyfishuar që nga fillimi i krizës së rëndë ekonomike në vitin 2010.

Lidhur me krizën në fjalë, shefja e FMN-së Christine Lagarde ka vlerësuar të enjten se është e nevojshme që vendit t’i jepet një kohë shtesë prej 2 vjetësh, deri në 2016-ën, për të reduktuar defiçitin në linjë me kërkesat e Trojkës, BQE, BE dhe FMN.

“Është e nevojshme një kohë shtesë prej dy vjetësh që Greqia t’i bëjë ballë planit për rigjenerimin e financave të saj publike, që parashikon të çojë defiçitin në 2.1 për qind të GDP-së në vitin 2014 nga 7.3 për qind që është këtë vit”, ka deklaruar Lagarde.

Ndërsa kancelarja Angela Merkel deklaroi gjatë vizitës së të martës në Athinë se, Gjermania do të vazhdojë të mbështesë reformat në Greqi dhe mbetjen e vendit brenda Eurozonës. ”

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm mbetjen e Greqisë brenda Eurozonës. Është pozitive që Athina ka përshpejtuar reformat, në mënyrë që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt”, deklaroi Merkel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)