Greqi, papunësia 28 për qind dhe prek 6 në 10 të rinj
Në nëntor 2012, papunësia ishte 26,3 për qind. Gjatë një muaji, ajo u rrit me 0,3 pikë, sepse në tetor ishte 27,7 për qind, ndërkohë që ishte rritur vetëm me 0,1 pikë nga shtatori në tetor.
Me një kuotë prej 61,4 për qind, papunësia e moshave nën 24 vjeç, e kaloi përsëri në nëntor pragun e 60 për qindëshit. Ajo ishte 57,9 për qind në tetor dhe 61 për qind përpara një viti.
Në nëntor, gratë ishin më të prekurat me 32,2 për qind, kundrejt 24,9 për qind për burrat.
Rajoni më i prekur mbetet Maqedonia Thrake, në verilindje, e ndjekur nga Atika, në rajonin e Athinës, me një kuotë prej 28,9 për qind dhe më tej rajoni i Epirit, në verilindje, me 28,8 për qind.
Qeveria e koalicionit mes konservatorëve dhe socialistëve të Antonis Samaras parashikon një ulje të lehtë të papunësisë në 2014-n, pas disa vitesh rritjeje të pandërprerë, duke u bazuar në rikthimin e një rritjeje të dobët të PBB-së, prej 0,6 për qind.
Megjithatë, disa ekonomisë parashikojnë se përmirësimi i situatës së punësimit do të jetë shumë i ngadaltë. Greqia ka përqindjen më të lartë të papunësisë në zonën euro.