Greqi, numri i të papunëve arrin në 1.381.088 persona
Athinë, 9 gusht - Sipas statistikave që publikoi Shërbimi i Statistikave të Greqisë (ELSTAT) në muajin maj 2013 papunësia në Greqi arriti në shifrën 27,6 për qind.
Sipas këtyre shifrave konstatohet se numri i të papunëve në Greqi arrin 1.381.088 persona.
Në të njëjtën kohë numri i të punësuarëve arrin në 3.62.153 persona kurse popullsia jo aktive ekonomikisht (pencionist, invalid, persona që nuk duan të punojnë etj) arrin në 3.318.671 persona
Sipas të dhënave zyrtare në Greqi, për muajin e pestë radhazi inflacioni regjistron një rënie, por çmimet e produkteve ushqimore janë në rritje. Autoriteti Statistikor Grek njofton se inflacioni korrik ra 0.7% në krahasim me një vit më parë, ndërsa çmimet u rritën.
Kështu kanë pësuar rritje çmimet e mallrave te shportës me 0.8% për shkak të rritjes së çmimeve të fruta-perimeve me 6.1% dhe të mishit, çmimet e pijeve alkoolike dhe cigareve u rritën me 2.6% për shkak të rritjes së çmimit të duhanit me 3.5%, çmimet për strehimin u rritën me 6.7% për shkak të çmimit të naftës me 25.1% dhe rritjes së tarifave të energjisë elektrike për ngrohje me 12.3%,
Ndërkohë ka patur rënie çmimesh në kategori të tjera, si në mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 5.1%, për shkak se njerëzit nuk blejnë mobilje të reja dhe pajisje shtëpiake etj, në shëndetësi me 3.5% për shkak të uljes së çmimeve të barnave, të shërbimeve dhe ndihmës mjekësore, në komunikimet me 4.3% për shkak të reduktimit të shërbimeve telefonike, në arsim me 4% për shkak të reduktimit të shkollimit në shkollat private, të trajnimeve profesionale si dhe studimeve pasuniversitare, në aktivitetet zbavitëse e kulturore me 3%, në hotelet, bar-kafetë dhe restorantet me 1.5%.Lexoni me shume per temën: Kriza në Greqi, çmimet në rritje.