Greqi, numri i të papunëve arrin në 1 milionë e 360 mijë
Athinë, 11 tetor - Zyra e statistikave e Greqisë, ka njoftuar për rritjen e papunësisë në këtë shtet.
Sipas agjencisë së lajmeve Asociated Press nga Athina, zyra e statistikave e Greqisë sot ka njoftuar se niveli i papunësisë në Greqi nga 27.5 për qind që ishte në muajin qershor, gjatë muajit korrik ka arritur në 27.6 për qind.
Sipas këtij raporti, 1 milionë e 360 mijë persona janë regjistruar si të papunë në muajin korrik dhe nëse krahasohet me muajin qershor, ky numër është rritur për 10 për qind.
Thuhet se në të ardhmen niveli i papunësisë pritet të rritet për 30 për qind.