Greqi, numri i të papunëve arrin mbi 600 000
Athinë, 19 nëntor - Papunësia në Greqi është rritur 3,75 për qind në krahasim me shtatorin, njoftoi Sherbimi Grek për Punësim.
Ky shërbim shtoi së numri i të papunëve në Greqi është aktualisht 609 249 persona.
Ndërkohë, niveli i papunësisë në muajin gusht ishte 12,2 për qind.
Sipas parashikimeve të qeverisë greke, vitin e ardhshem papunësia do të rritet deri në 14,5 për qind dhe në 15 për qind në vitin 2012.