Greqi, nis sekuestrimi i pasurisë për detyrime ndaj shtetit
Athinë, 12 prill - Në sekuestrimin e pasurive të patundshme, depozita bankare për detyrime të pashlyera ndaj shtetit që u ka skaduar afati, mund të avancojë ministria e financave, madje edhe kur shuma e detyrimit të pashlyer është mbi 300 euro.
Sekuestrimi nuk parashikohet vetëm në rastet kur paga apo pensioni i debitorit janë deri në 1000 euro.
Masa përfshihet në udhëzuesin analitik të ministrisë së financave, ku përshkruhen masat e vjeljes së detyrueshme të detyrimeve, si dhe të drejtat që kanë debitorët.
Sa i përket sekuestrimit të pasurisë së paluajtshme, bëhet me dije se kjo masë realizohet atëherë kur detyrimi ndaj shtetit, përshirë kamatat, e kalon shumën 5000 euro dhe nëse pagesa nuk bëhet brenda katër muajsh që nga skadimi i afatit.