Greqi, miliona euro dalin çdo ditë jashtë vendit
Athinë, 15 qershor - Për shkak të skenarëve gjithmonë e më të shumtë, që flasin për dalje të Greqisë nga euro, njerëzit çdo ditë nxitojnë në sportelet bankare, për të tërhequr paratë e tyre, duke zbrazur thesaret e bankave.
100-500 milionë euro dalin çdo ditë jashtë Greqisë, për shkak të shqetësimit në lidhje me krizën dhe politikës së likuiditetit në vend.
Gjatë muajit maj, daljet u vlerësuan në 5-6 miliardë euro dhe veçanërisht negative duket situata në fillim të qershorit.
Që nga fundi i vitit 2009 deri më sot, depozitat në bankare greke, janë ulur me rreth 80 miliardë euro.
Situata e përgjithshme në sistemin bankar dhe në ekonomi, si dhe përfundimi i fazës së parë të rikapitalizimit të bankave për të kanalizuar 18 miliardë euro, u diskutua nga Këshilli i Stabilitetit të Financave drejtuar nga Jorgos Zanias.